Armir Grima : Duam kualifikimin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Futboll Femra / Trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit të femrave, Armir Grima zbuloi listën e lojtareve që do të grumbullojë për paraeliminatoret e Botërorit, që do të zhvillohen nga data 6 deri më 11 Prill në “Elbasan Arena” dhe Selman Stërmasi. Grima shpjegoi se është munduar të seleksionojë elementet më të mira, me të cilat do të tentojë kualifikimin në një grup ku bëjnë pjesë edhe Greqia, Malta dhe Kosova.

“Jemi munduar të bëjmë përzgjedhjen më të mirë të mundshme, pas grumbullimeve që kemi bërë kohët e fundit. Jemi në një grup të vështirë, por kemi besim se do të lualifikohemi.”

Grima e pranon se nuk do të kishte dashur që Kosova të mos shortohej në grupin e Shqipërisë për faktin se është një kundërshtar i fortë dhe se për disa nga vajzat e Shqipërisë nuk do të jetë e lehtë të përballen me skuadrën e vendlindjes së tyre.

“Ndeshja me Kosovën është e vecantë. Kemi shumë vajza nga Kosova, ne duhet të tregojmë vlerat për objektivat që kemi. Nuk do ta kisha dashur në grup ky është shorti. Greqia ka qenë kokë grupi, duhen vlerat e Greqisë. Është më lart se ne. Do të provojmë të kualifikimeve.”

Grima në vijim të konferencës për shtyp shpjegoi se anulimi i miqësores që fundit me Malin e Zi erdhi për shkak të gjendjes jo të mirë fizike  të ekipit, ndërsa shtoi më tej se të gjithë aktorët duhet të përcojnë një frymë pozitive për të nxitur zhvillimin e futbollit të femrave.

“Kjo skuadër ka vlera, duhet t’i motivojmë vajzat. Duhet të përcojmë një frymë pozitiviteti. T’i bëjmë jehonë futbollit të femrave sepse ka nevojë për ndihmë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.