Arnis Latifi dy gola në fitoren e Karvinës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Talenti i ri nga Gjilani, Arnis Latifi, vazhdon të jetë protaginist me ekipin e tij. Ai ka shënuar edhe dy gola të tjerë me skuadrën e tij Karvina U19, në ndeshjen miqësore përballë ekipit Vitkovican, të fituar nga skuadra e kosovarit me rezultat të thellë 6-1.
image
16-vjeçari, ka qenë lojtari kryesor i ndeshjes pasi shënoi golin hapës të ndeshjes dhe atë mbyllës, ndërsa veç këtyre ka kontribuar edhe tek bashkëlojtarët e tij edhe me dy asistime në golat tre dhe katër.

Latifi ka pasaportë belge, ndërsa ditë më parë në një prononcim për Telegrafin tregoi se ëndërron të luaj për njërën mes Përfaqësueses së Kosovës apo Kombëtares së Shqipërisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.