Arrestohet Morina. Familjarët apel për ndihmë

0
SHPËRNDAJE
loading...


Ideatori i flamurit “Autochthonous” që u ngrit në stadiumin serb, Ismail Morina është ndaluar nga policia e Kroacisë prej dy ditësh. Raportohet se Morina po tentonte të kalonte në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë kur është ndaluar nga autoritet.

Morina kishte ardhur në Shqipëri më 5 qershor pasi është ndarë nga jeta i ati dhe disa ditë më pas ishte nisur për tu kthyer në Itali ku ka edhe bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Mësohet se ai ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria në mënyrë klandestine, pasi dokumentet i janë mbajtur kur u arrestua rreth një vit më parë.

Familjarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve shqiptare që të ndërhyjnë tek policia kroate dhe malazeze për lirimin e Ismail Morinës, pasi ndaj tij ka edhe një urdhër-arresti serb. Nëse ekstradohet në Serbi, jeta e tij është e rrezikuar, apeluan familjarët e Ismail Morinës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU