Arrestohet nga policia braziljani i Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE

Sikur të mos mjaftonin vuajtjet e sezonit të sapombyllur dhe problemet e mëdha financiare, tashmë Flamurtarit i lind një problem i ri. Lojtari p brazilian i vlonjatëve, Mauricio Leal ka përfunduar në pranga mbrëmjen e djeshme për shkak se drejtonte një mjet pa leje drejtimi të rregullt.

Mbrojtësi brazilian mësohet gjithashtu se ka kundërshtuar edhe  forcat e rendit, gjë e cila ka çuar në arrestimin e tij.

Leal është duke qëndruar ende në Vlorë për të zgjidhur problemet me pagat e prapambetura, por tani i duhet të zgjidhë edhe telashet me policinë

NJOFTIMI I POLICISË VLORË

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

· Mauricio Leal, 30 vjeç, lindur në Brazil, banues në Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij në Radhimë, pasi ky shtetas po drejtonte mjetin tip Benz, pa leje drejtimi përkatës dhe duke udhëtuar në këto kushte nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë rrugore për të ndaluar.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuara nga nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.