Arrestohet shqiptari në Itali. Ishte pronar i një ekipi futbolli

0
SHPËRNDAJE

Një bandë italo – shqiptare e cila akuzohet për mashtrim me prokurorimet publike por dhe me pastrim parash është arrestuar në Itali në kuadër të operacionit të koduar “Laguna” të nisur mëngjesin e 16 korrikut 2015. Mes 10 të arrestuarve është dhe Gëzim Sallaku, një biznesmen shqiptar, presidenti i një skuadre futbolli në Itali, dhe i vëllai Saimir Sallaku.
Sipërmarrësi u arrestua edhe në mes të prillit, pas përfundimit të hetimeve të prokurorisë së Brescias, por më pas ishte liruar.

image
Ai akuzohet se është pjesë e një organizate kriminale e akuzuar për pastrim parash, mashtrim, përvetësim dhe mashtrim përmes falimentimeve si dhe mashtrime të tjera administrative. Sallaku është me origjinë shqiptare por prej vitesh jeton në Itali dhe është pronar i një sërë hotelesh dhe restorantesh në Sebino. Ai është njohur dhe si president i skuadrës së futbollit ku luan vëllai i sulmuesit Mario Balotelli.
Policia deklaron se ka sekuestruar objekte të paluajtshme, makina si dhe para në vlerën e 8 milionë eurove.

Arrestimet janë kryer në Milano, Bergamo, Brescia, Vercelli e La Spezia.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.