Arrihet akordi, Olsi Teqja te Partizani

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Pas shumë aludimesh, Olsi Teqja duket se do të jetë lojtari i ri i Partizanit në sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi aktualisht ndodhet me pushime, por sipas disa burimeve të sigurta të minuta90.com ai tashmë ka arritur akordin me rivalët e Tiranës dhe sipas të gjitha gjasave ai do të veshë fanellën e kuqe për sezonin e ri.

Palët kanë diskutuar edhe detajet e fundit në lidhje me pjesën kontraktuale dhe vetëm ndonjë zhvillim i papritur mes palëve mund të prishë marrëveshjen. Olsi Teqja largohet kështu nga Tirana pas dy sezonesh, ku ky i fundit mbyll në mënyrë të trishtë edhe pse me një trofe të madh.

Mbrojtësi Teqja pritet të hedhë firmën mbi kontratë sapo të kthehet nga pushimet dhe do të jetë pjesë e të Partizanit edhe për Kupat e Europës. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.