Arsenal fiton me vështirësi ndaj Newcastle (Video)

0
SHPËRNDAJE

imagePremier League/ Ekipi i Arsenalit ka arritur të marrë një fitore mjaft të vështirë dhe të vuajtur përballë Newcastle, që është edhe fitorja e dytë për ta në këto katër javë kampionat. Ekipi i drejtuar nga Arsene Wenger nuk e ka patur të thjeshtë përballë “Qymyrxhinjve” teksa sfida u vendos nga një gol i Oxlade-Chamberlain në minutën e 52′ të takimit. Edhe pse me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Mitrovic qysh në minutën e 16′, ekipi i Steve McLaren ka bërë një ndeshje mjaft të mirë, por nuk ka arritur të shmangë humbjen përballë një Arsenali që ishte më kërkues në këtë sfidë.

http://youtu.be/JWjqdVYUyVo

S'KA KOMENTE

Comments are closed.