Arsenal një pretendent “fantazëm” për Xhakën

0
SHPËRNDAJE

granit xhaka

  • Nuk ka oferta për Xhakën –  Gladbach i përgjigjen njoftimeve të Arsenalit !

Arsene Wenger thuhet se është mjaft I interesuar për shqiptarin 23-vjeçar Granit Xhaka, por klubi në Bundeslig nuk e lëshon Xhakën, pasi për ta ai vlen më shumë se 30 milionë € dhe janë ende duke pritur për të marre një ofertë konkrete.

Borussia Monchengladbach ka hedhur poshtë pretendimet se Arsenal ka bërë një ofertë për mesfushorin Granit Xhaka dhe insistojnë se asnjë ofertë nuk është bërë për lojtarin e kombëtares së Zvicrës.

Drejtori sportiv Max Eberl tha në një konferencë për shtyp: “Kam frikë se në verë do të merrni akoma më shumë “lajme thashetheme”. Aktualisht nuk ka oferta nga Anglia.  Unë do t’ju mbaj në dijeni për çdo gjë.”

Ish-lojtari i Bazelit ka impresionuar për Gladbach në dy sezonet e fundit, dhe Arsenali thuhet se do të humbasë Mikel Arteta dhe Mathieu Flamini këtë verë, ndaj dhe Wenger po kërkon kaq me ngulm përforcime.

Por, menaxheri i Gladbach Andre Schubert, këmbënguli se Arsenali duhet të paguajë më shumë se 30 milionë € për të siguruar nënshkrimin e lojtarit këtë verë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.