Arsenali, 120 milionë euro për tu rikthyer në krye

0
SHPËRNDAJE
loading...

Premier League / Trajnerit Arsene Wenger raportohet se i janë ofruar 120 milionë euro për t’i shpenzuar gjatë merkatos së transferimeve verore derisa vazhdon të ketë si qëllim rikthimin e Arsenalit në krye.

Pasi e ardhmja e trajnerit francez u konfirmua me rinovimin e kontratës për të vazhduar qëndrimin në klub edhe për dy vite, tani është koha që ai t’i rikthehet punës, raporton minuta90.com.

Francezi ka një detyrë madhështore në duart e tij gjatë merkatos verore, megjithëse ende ka frikë rreth të ardhmes së Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil. Të dy ende nuk kanë vazhduar kontratat e tyre, por mund të ndjekin hapat e trajnerit Arsene Wenger.

Sidoqoftë, “Topçinjtë” kanë një punë të vështirë për tu rikthyer sërish në krye sezonin e ardhshëm pasi këtë edicion përfunduan në vendin e pestë në tabelë duke humbur kualifikimin në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Me një sezon në Evropa Ligë, Arsenali shpreson të bëjë atë që Manchester United shfaqi sezonin e kaluar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU