Arsenali e Liverpuli ndahen në “paqe” (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

arsE mërzitshme dhe pa gola ka qenë kryendeshja e javës së tretë të Premierligën angleze, Arsenal-Liverpool. Përballja e shumëpritur, që u zhvillua në “Emirates Stadium”, nuk dha edhe aq shumë emocione. Ndonëse pati raste të mira shënimi, pritje të bukura nga portierët, por munguan golat, ato që i japin të tjerë ngjyra një ndeshjeje.
Ishte Liverpooli që gjatë pjesës së parë pati më raste më konkrete para portës së Arsenalit. Veçanërishjt për t’u përmendur vlen një pritje e Petr Cech në fund të pjesës, që evitoi golin e sigurt të Christian Benteke.
Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar, megjithëse ishte Arsenali që kishte më tepër qarkullimin e topit. Por në fund nuk vlejti për asgjë, sepse të dy ekipet ndanë nga një pikë. Më shumë u shërben “Reds”-ave që ngjiten në vend të dytë, në kuotë të barabartë (7) me Leicester e Manchester United. Kurse Arsenali është në vend të nëntë me 4 pikë. Liverpuli javën tjetër e pret West Hamin, ndërsa Arsenali luan në transfertën e Newcastle.

https://www.youtube.com/watch?v=rIM_mAs9CBw

S'KA KOMENTE

Comments are closed.