Arsenali / Superblerja vjen nga Franca për 48 milion euro

0
SHPËRNDAJE


Nga oferta e cmendur për Kylian Mbappe, që gjithsesi mbetet në kuadrin e zërave të merkatos, tek interesimi konkret për një tjetër francez, Alexandre Lacazzette. Arsenali është gati të paguajë 48 milionë Sterlina për sulmuesin e Lionit, pak e shumë të njëjtën shifër të kërkuar nga klubi francez. Sipas mediave franceze 26-vjecari e ka prerë biletën për në Londër për t’iu nënshtuar vizitave mjekësore, pasi palët tashmë e kanë arritur marrëveshjen. Lacazzette do të nënshkruajë kontratë 5-vjecare me “topcinjtë”, ndërsa paga që do të përfitojë futbollisti mbetet enigmë.

Mbyllet ndryshe nga sa pritej telenovela “Lacazzette”. Sulmuesi francez e kishte bërë të qartë se do të largohej nga Lioni me destinacion të mundshëm Atleticon e Madridit, por pezullimi i merkatos së Los Colchoneros nga FIFA, e bëri të pamundur vënien e tij nën urdhrat e Simeones. Lacazzette do të jetë goditja e dytë e Arsenalit pas zyrtarizimit të Sead Kolasinac, që mbërriti nga Schalke 04 me parametër zero.

Por meraktoja e Arsenalit nuk do të mbyllet me këtë goditje. Ëndrra e tifozëve mbetet Mbappe, por që talenti i Monacos të lëvizë për në Londër, Wenger duhet të bëjë të paimagjinueshmen, të thyejë rekordin e transferimit më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.