Arsid Kruja mbetet “peng” i Al Hajer

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Arsid Kruja gjatë një ndeshje me Vllazninë
Arsid Kruja gjatë një ndeshje me Vllazninë
Superiorja/ Arsid Kruja është një hap larg Vllaznisë, por gjërat duken ende të vështira. Problemi që po pengon sulmuesin shkodran të firmosë me ekipin kuqeblu është pikërisht skuadra e Al Hajer, e cila zotëron kartonin e futbollistit pas kontratës që lojtari nënshkroi në janar të këtij viti. Pas firmës me klubi Arab, Arsid Kruja u huazua tek Flamurtari dhe pas përfundimit të sezonin ishte në provë në Slloveni por nuk arriti të gjente gjuhën e përbashkët me ekipin e Zvarć. Tani sulmuesi ka vendosur që të rikthehet tek ekipi ku u rrit si futbollist, por ky transferim bllokohet pikërisht nga drejtuesit e Al Hajer, të cilët ende nuk po e lejojnë lojtarin të bashkohet me Vllazninë për të nisur sezonin e ri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.