Arsid Kruja nuk arrin akordin në Slloveni

0
SHPËRNDAJE

imageArsid Kruja nuk do të luajë në kampionatin slloven. Lojtari ddo të kthehet sërisht në Shkodër pasi nuk ka arritur akordin në Slloveni. Pak ditë më parë sulmuesi shkodran udhëtoi drejt Sllovenisë për të nënshkruar me ekipi Zvarç, por duket se palët nuk kanë arritur akordin mes tyre, dhe tashmë Kruja do të rikthehet në Shqipëri. Sezonin e fundit lojtari u aktivizua tek ekipi i Flamurtarit, ku u huazua nga ekipi që ka aktualisht kartonin e tij, Hajer Club. Nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi të vazhdojë karrierën e tij në Superligën shqiptare, ku Vllaznia është një opsion por edhe ekipe të tjera, por lojtari mund të luajë edhe për ekipin me të cilën nënshkroi një kontratë në janar të këtij viti, Hajer Club.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.