As protestë, as revoltë, drejtori sportiv i Vllaznisë Eugent Zeka: Tifozët na mbështesin!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kryelajmi në median e shkruar dje dhe sot ka qenë ndërprerja e stërvitjes së ekipit të Vllaznisë ditën e djeshme, për shkak të ndërhyrjes së një grupimi tifozësh të kësaj skuadre, teksa faqja jonë e minuta90.com ka qenë e para dhe e vetmja që ishte aty në atë moment dhe e vetmja që ka një foto në momentin kur tifozët shkodranë po flasin me futbollistët kuqeblu. Nuk kanë munguar as etiketimet e kësaj ndërhyrjeje si “protestë”, apo “revoltë”, por në fakt, për drejtuesit e klubit duhet konsideruar mbështetje.

Ka qenë drejtori sportiv Eugent Zeka, i cili, i pyetur në lidhje me ngjarjen e djeshme, ka thënë se afrimi i tifozëve me skuadrën dhe bashkëbisedimi i tyre në formën e dialogut nuk duhet parë si diçka negative, por si pozitive.

“Afrimi i tifozëve me skuadrën dhe bashkëbisedimi i tyre në formën e dialogut nuk duhet parë si diçka negative, por si pozitive. Ne jemi të kënaqur që tifozët janë ofruar, nuk kanë ardhur për të kërkuar llogari, por për të mbështetur skuadrën, për të treguar se grupi i tyre është në mbështetje të saj në këtë moment të vështirë dhe për më tepër pas eliminimit në Kupë.

Kjo tregon se çdo gjë është duke shkuar drejt frymës pozitive, për t’iu gjendur sa më afër skuadrës dhe për të arritur objektivat që kemi, për të dhënë më të mirën në kampionat”.

Ndërkohë, drejtori Zeka ka folur shkurt edhe në lidhje me ndeshjen e nesërme ndaj Korabit, teksa tha se lojtarët e Vllaznisë janë të përgatitur për të kaluar çdo moment të vështirë, siç na ndodhi edhe në ndeshjen e Kupës.

“Lojtarët e Vllaznisë dhe stafi që i drejton, me në krye trajnerin Armando Cungu janë profesionistë dhe si të tillë, ata janë të përgatitur për të kaluar çdo moment të vështirë, siç na ndodhi edhe në ndeshjen e Kupës. Nga ana psikologjike, skuadra është e përgatitur më së miri për ta kaluar me sukses ndeshjen e radhës me Korabin.

Absolutisht që objektivi i vetëm në këtë ndeshje është marrja e tri pikëve. Njëlloj si në çdo sfidë tjetër, të japim maksimumin tonë dhe të tentojmë të marrim pikët maksimale”,-mbylli prononcimin e tij, drejtori sportiv i Vllaznisë, Eugent Zeka. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.