AS Tirana me trajner nga Italia

0
SHPËRNDAJE

Klubi i Tirana AS bën të ditur se në vazhdën e përforcimeve që po bën në prag të nisjes së kampionatit të ri 2015-16 ka afruar në ekip trajnerin italian Gino Gargano. Gargano pritet të prezantohet ditën e martë dhe do të zëvendësojë Oltion Kërnajën, që ka drejtuar ekipin deri më tani. Kërnaja do të marrë një tjetër detyrë në klub, atë të drejtorit organizativ. Klubi bën të ditur gjithashtu edhe afrimin e shqiptares Xheljane Shaqiri, futbolliste e ekipit kombëtar të Maqedonisë. Veç Shaqirit, AS-ja ka afruar deri më tani emra të njohur të futbollit tonë femëror si Koldashi, Deda, Aliu e Anela Vishkulli.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.