Ashpërsohet lufta për vendin e dytë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

13010831_984816848280350_8579142741835204165_nPlot kater ekipe luftojne per vendin e dyte, nje vend qe pervec moralit te larte te te qenurit nenkampion, nuk ka asnje perfitim tjeter pasi trofeu dhe pjesemarrja ne kupat Europiane i takone vetem njeres, vendit te pare qe dihet se mbahet fort nga Vllaznia.

Por ja qe lufta pa kompromis per vendin e dyte, ka bere qe ne fushat e blerta vajzat e ekipeve te ndryshme te japin paraqitje te mira shoqeruar me gola dhe rezultate befasues. I tille ishte barazimi i bukur 3-3 i Juban Danjes ndaj finalistes se kupes, Kinostudios ndonese dy prej golave te vajzave vendase u shenuan nga piak e bardhe e penalltise.

Nderkaq Tirana AS dhe Apolonia kane kopjuar njera tjtren duke fituar 8-0 respektivisht ndaj AAS dhe Teutes. Koldashi, Vishkulli per AS-ne dhe Zarka e Goro per vajza fierake spikaten me golat e tyre. Edhe The Door eshte afruar ne grupin e “titullit” nenkampion fale fitores 0-3 ndaj Dajtit ndersa mbeten thjesht formalitete ndeshjet e Vllaznise e cila kete radhe fitoi ndaj Skenderbeut 13-0.

Rezultatet:
Vllaznia- Skenderbeu 13:0
Juban Danja – Kinostudio 3:3
Tirana AS – AAS 8:0
Dajti – The Door 0:3
Teuta – Apolonia 0:8

Renditja
1) Vllaznia 48 Pikë
2) Tirana AS 35
3) Kinostudio 34
4) Apolonia 32 
5) The Door 30
6) Juban Danja 23
7) Skenderbeu 21
8) AAS 6
9) Teuta 3
10) Dajti -3 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.