Ashtu sic pritej, Ndreu në krye të pankinës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

LACI-658x370Trajneri Ramadan Ndreu, ka marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës së Lacit. Minuta90.com e lajmëroj një lëvizje të tillë përpara tri ditëve që pas largimit të Eugent Zekës nga stoli i kurbinasve. Me Ndreun në krye Laci do të tentoj të fitoj Kupën e Shqipërisë, por mbetet një pengesë e madhe sic është sfida e kthimit në gjysmëfinale ndaj Skënderbeut.

Botimi i dates 12 Prill ne Minuta90.com
Botimi i dates 12 Prill ne Minuta90.com

Ndërkohë në SuperSport trajneri i bardhezinjëve ka deklaruar:

“Të jem i sinqertë është një kënaqësi, për më tepër që drejtoj Lacin, një skuadër të cilën e njoh mirë. Kjo detyrë më jep entuziazëm. Për arsye të ndryshme është menduar më e mira që të vazhdoj unë punëndhe është bërë një zgjidhje e mirë. Laci është në rrugën e duhur pasi fitoi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të kupës ndaj Skënderbeut, por nuk kemi siguruar asgjë. Me sakrificë do tia dalim. Kampionati ka edhe 7 takime, do jemi të kujdesshëm që në sfidën ndaj Flamurtarit, të dalim me sukses dhe të tregohemi korrekt me kampionatin.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.