Asist i Hysaj, Napoli nuk i ndahet Juventus (Video)

0
SHPËRNDAJE

Elseid Hysaj
Elseid Hysaj

Serie A/ Nuk zhgënjeu Napoli që fitoi 3-1 me përmbysje ndaj Genoas në San Paolo duke e ngushtuar sërish në -3 pikë disavantazhin ndaj, Juventusit kryesues në klasfikim. Rincon me një gol shumë të bukur i dha avantazhin skuadrës së Gasperinit që në fillim. Gjithsesi reagimi i të kaltërve nuk mungoi për meritë edhe të Elseid Hysajt. Ishte i mbrojtësit shqiptar asisti i golit të barazimit të realizuar nga Gonzalo Higuain në minutën e 51-të. imageEl Pipita gjeti edhe golin e avantazhit për Napolin në të 81-tën duke bërë që San Paolo të shpërthente në festë. Mbylli gjithcka El Kadouri me golin e 3-1 pak caste përpara fundit. Ndërkohe Juventus fitoi ndeshjen e saj në mesditë teksa mposhti Torinon në derbi me rezultatin 1-4. Bardhezinjtë nuk ndalen në kampionat dhe vazhdojnë të kryesojnë me meritë Serie A me 4 pikë ndaj Napolit të vendit të dytë.

Rezultatet në Serie A

Napoli – Genoa 3-1

Torino – Juventus 1-4

Sassuolo – Udinese 1-1

Verona – Carpi 1-2

Sampdoria – Chievo 0-1

Frosinone – Fiorentina 0-0

S'KA KOMENTE

Comments are closed.