Asnjë problem ndaj Korabit, Partizani ngjitet në krye

0
SHPËRNDAJE
loading...

Partizani nuk gabon dhe në javën e 26-të të Kategorisë Superiore mposht 2-0 në stadiumin “Selman Stërmasi” Korabin e vendit të fundit.

Të kuqtë zgjidhën gjithçka brenda dy minutash: autogoli i mbrojtësit Elvis Prençi zhbllokoi lojën në minutën e 31-të, ndërsa në aksionin pasardhës Caleb Ekuban e bëri të sigurt suksesin e kryeqytetasve pas një kombinimi të bukur me mesfushorin Bardhi.

Me këtë fitore skuadra e trajnerit Sulejman Starova e sheh veten për herë të parë në krye të renditjes këtë sezon. Pesëmbëdhjetë herë kampionët e vendit kanë 52 pikë së bashku me Kukësin, +2 nga Skënderbeu.

Kurse Korabi, në kuotën 12, nuk ka thuajse asnjë shans për të mbijetuar. /minuta90.com/

Korabi-Partizani 0-2

Golat: El. Prençi (aut) 31’, Ekuban 32’

Korabi (4-4-1-1): Laço, Shabani, El. Prençi, Kaja, A. Peposhi (E. Kaloshi 7’), Arifaj, Zefi, Gavazaj, Jubani (Marinaj 73’), Mziu, Ivani (G. Kaloshi 46’) (në dispozicion: En. Prençi) Tr: Gerdi Haxhiu

Partizani (4-3-3): Hoxha, Fejzullahu, Ibrahimi, Malota, Trashi, Vila, Ramadani, Cetkoviç, Bardhi (Boniface 64’), Fili (Sukaj 71’), Ekuban (në dispozicion: Xhika, Atanda, Kalari, Mazrekaj, Torassa) Tr: Sulejman Starova

Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Koreshi, Renato Malaj, Elidon Halo

Kartonë të verdhë: Mziu 36’, Shabani 45’, Zefi 66’ / Ekuban 82’, Sukaj 90’+1

S'KA KOMENTE

Comments are closed.