Asnjë se largon dot një si Hysaj nga Napoli

0
SHPËRNDAJE
Loading...

hysajLegjionarët/ Elseid Hysaj këtë sezon ka qenë ndër lojtarët më dalluar tek Napoli. Mbrojtësi shqiptar i ka surprizuar të gjithë me paraqitjet e tij, teksa nuk kanë munguar as ofertat. Madje disa specialistë merkatosh e shihnin atë larg Napolit, pasi ofertat në drejtim të Hysajt flitej se vinin nga klube të mëdha, por mbrojtësi duket se nuk e mendon aspak largimin nga skuadra e tij. Këtë gjë e pohon edhe Paolo Tramexani. Ai shprehet për radio “Punto Zero” në Itali se asnjë se largon një si Hysaj nga Napoli:

De Biasi & Tramexani
De Biasi & Tramexani

“Ai është shumë i ri dhe mund të vazhdojë të përmirësohet këtu. Ai e di këtë gjë por i duhet të punojë dhe të qendrojë i përulur. Po luan shumë mirë duke mos u tërhequr asnjëherë mbrapa duke treguar personalitet si me Napolin ashtu edhe me Kombëtaren. Hysaj ndihet mirë tek Napoli dhe e thotë shpesh këtë gjë. Ai ka një marrëdhënie të mirë me klubin dhe tifozët. Asnjë nuk mund t’a largojë një si Hysaj nga Napoli.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.