Astrit Gjyrezi: I gjithë formacioni do jetë me shkodranë

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Kur kanë mbetur thuajse 24 orë nga sfida finale e mes Vllaznisë dhe Tiranës, Astrit Gjyrezi ka besim se shkodranët do t’ia dalin të qëndrojnë në Superiore. Administratori i klubit shkodran për emdiat ka deklaruar se ka besim te lojtarët e tij, ndaj dhe Vllaznia do të triumfojë edhe pse me mungesa: “Në të tilla ndeshje, cilido qoftë ekipi, do të që ta ketë ekipin sa më të plotë, të ketë sa më pak mungesa. Tjetër gjë ka ndodhur te ne, pasi kemi një pjesë shumë të madhe të ekipit të cilët janë të dëmtuar, apo kanë kartonë”.

I gjithë formacioni me shkodranë: “E veçanta është se në këtë ndeshje kaq deçizive, kaq të rëndësishme për Vllazninë, kemi të bëjmë me një grup lojtarësh që janë të gjithë shkodranë. Mund të jetë arma më e fortë që ne mund të kemi për këtë ndeshje. Do jenë të mobilizuar, luajnë për emrin e qytetit, emrin e ekipit të cilit ata e duan dhe kanë ëndërruar të luajnë. Besoj se do ta nderojnë fanellën që kanë pasur dëshirën për ta veshur.”

“Dëshira e madhe, impenjimi, gatishmëria tek këta djem, besimi i madh që kanë te vetvetja, është arma më fortë e ekipit tonë. E veçanta është se do të jetë tifozeria shkodrane që do të mbushë stadiumin. Uroj të kthehen fuqishëm dhe ne t’i mbajmë, që në kampionatin e ardhshëm të mos i lëmë të largohen”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.