Astrit Hafizi me probleme shëndetsore, jep dorëheqjen nga stoli

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Moshat / Astrit Hafizi është larguar nga posti i trajnerit të 19-vjeçarëve të Tiranës dhe kjo ka ndodhur që pas ndeshjes së moshave mes Tiranës dhe Portos, ku bardheblutë u mundën me rezultatin 3-4.

Në atë përballje Hafizi është para pak aktiv, teksa ekipi më së shumti u drejtua nga Sokol Bulku, ndërsa më përfundimin e takimit Hafizi ka grumbulluar lojtarët dhe ka bërë një analizë me të.

Largimin nga Tirana ai e ka pohuar për “Panorama Sport”, duke u shprehur se veç humbjes, edhe gjendja e tij shëndetësore ka bërë që të kërkojë largimin, gjë që është pranuar edhe nga presidenti Refik Halili. Aktualisht Tirana U19 renditet në vendin e tretë në grupin A, e distancuar me 6 pikë nga Partizani e Vllaznia që ndajnë së bashku vendin e parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.