Astrit Hajdari (Ajdarovic) nga Kosova firmos me AEK-un e Athinës

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Është një emër pak i dëgjuar në Shqipëri, por nga sezoni i ardhshëm ai do të jetë pjesë e AEK-ut të Athinës.

Bëhet fjalë për kosovarin me pasaportë suedeze, Astrit Hajdari (Ajdarovic).

26 vjeçari që luan si mesfushor vjen nga Orebro në Suedi dhe ka nënshkruar me ekipin grek një kontratë që do t’a mbajë të lidhur deri në vitin 2019.

Hajdari ka luajtur më parë edhe për ekipe si Standart Liezh apo edhe Çarlton.

Për mesfushorin nga Shqipëria ka ende një mundësi që të veshë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.