Atalanta huazon lojtarin shqiptar të Kombëtares U-21

0
SHPËRNDAJE

Pasi e bleu rreth dy muaj më parë, ekipi i serisë A italiane Atalanta, e ka huazuar shqiptarin e Kombëtares sonë U-21, Isnik Alimin, te Maceratese e serisë Lega Pro për një periudhë gjashtë mujore e cila mund të shtyhet deri edhe në një vit duke parë se si do të rrjedhin gjërat deri në janar 2016.

Isnik Alimi ka qenë pjesë e klubit italian Chievo dhe kjo e huazoi një vit te Lumezzane në Lega Pro. Aty futbollisti ynë nga Struga luajti 27 ndeshje dhe shënoi dy gola duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve italiane, ndër to edhe të Atalantës që e bleu nga Chievo duke i bërë një kontratë katër vjeçare.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.