Atalanta kërkon të blejë Berishën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Etrit Berisha mund të kalojë përfundimisht tek Atalanta në muajin Janar. Klubi nga Bergamo e mori portierin shqiptar në huazim nga Lazio, por kontaktet kanë nisur prej disa javësh.

Berisha vlerësohet rreth 3.5 milionë euro, por gjithçka mund të arrihet edhe me një shkëmbim që vlen për të dy palët. Lazio është e interesuar për Alberto Paloschi, i cili u transferua nga Swansea tek Atalanta për 6 milionë euro këtë verë.

Marrëveshja mund të arrihet mes dy klubeve, por duke shtuar edhe 2 milionë euro. Etrit Berisha po kalon një moment të mirë, pasi u kthye titullar te bergamaskët.

Atalanta renditet në vendin e gjashtë duke shpresuar te përfaqësimi në kupat e Europës edhe pse deri në fund të sezonit duhet kohë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.