Atalanta tregon portierin Etrit Berisha siç nuk e njihnim

0
SHPËRNDAJE
Loading...

berisha-3Ekipi surprizë deri më tani në Seria A është padyshim Atalanta. “Bergameskët” renditen ne vendin e pestë me 25 pikë duke bërë përformancën më të mirë të njëzet viteve të fundit. Meritë mjaft të madhe për këtë ka edhe portieri Etrit Berisha, që mbron njëkohësisht edhe portën e Kombëtares Shqiptare.

Në një set fotosh, Atalanta ka treguar për publikun momentin pozitiv që po kalon klubi. Eshtë demonstruar gjithçka, momente festive në fushë, tifozë që takojnë idhujt e tyre, uniforma që shiten me ritme të shpejta e deri tek mbrojtëset e këmbëve ose siç quhen ndryshe palestrinat.

Më të veçantat për ne sigurisht që janë ato të portierit Berisha. Gardiani mbrojtëset e tij i ka zgjedhur me simbolet e kombit, duke i treguar të gjithëve se sa krenar është për ngjyrat që përfaqëson.

Ndoshta nuk është portieri më i mirë në botë, por ne jemi të lumtur që e kemi në radhët tona. /minuta90.com/

berisha-281x280

S'KA KOMENTE

Comments are closed.