“Atentat” presidentit te Kamzes

0
SHPËRNDAJE

Pak momente me pare nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Kamzes , ku persona te pa identifikuar kane vendosur lende eksplozive poshte “Hummerit” te Naim Qarrit .

Nga shperthimi nuk ka pasur te lenduar por vetem deme materiale.

Naim Qarri eshte presidenti i Kamzes qe kte sezone u ngjitet ne superlige , ku ka ndertuar nje ekip simpatik.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 21.08.2017, rreth orës 20:30, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në zonën e Bathores. Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës “Hummer”, në pronësi të shtetasit N. Q., të dëmtuar në pjesën e parme.

Nga hetimet paraprake është mësuar se dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj.

Gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qënë i parkuar. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.