Athletic Bilbao i jep leksion Barcelonës (Video)

0
SHPËRNDAJE

bilbaoAthletic Bilbao në ndeshjen e parë të vlefshme për Superkupën e Spanjës i ka dhënë një leksion të mirë Barcelonës së Messi & CO, që vështirë se do ta harrojnë për ca kohë. Baskët kanë fituar me rezultatin 4-0 duke e dominuar në çdo aspekt skuadrën e Luis Enriques. Në ndeshjen e zhvilluar në San Mames ishin vendasit të cilët kaluan menjëherë në avantazh me anë të San Jose në minutën e 14-të. Lojtari i Bilbaos shënoi një supergol nga gjysmëfusha kundërshtare duke i mahnitur të pranishmit. Barcelona nuk arrin të reagojë siç duhet, kjo ndoshta edhe për faktin se në mesfushë mungonin titullarët Busquets, Iniesta dhe Rakitic. Me fillimin e pjesës së dytë, sulmuesi bask Aduriz shënon një triplet fantastike duke i dhënë skuadrës së tij një fitore historike dhe që i jep atyre një siguri të madhe në prag të ndeshjes së kthimit që do të luhet të hënën me date 17 gusht në Camp Nou. Barcelona do të tentojë gjithçka për të përmbysur rezultatin, por kësaj here do ti duhet më shumë se një mrekulli.

Në vijim ju sjellim videon e golave të shënuar gjatë takimit:

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.