Atlanta kalon në gjysëmfinale, eleminoi Bostonin në Play-Off

0
SHPËRNDAJE
Loading...

atalanta
NBA/ Atlanta është kualifikuar të premten në mbrëmje për në gjysmëfinalet e konferencës së NBA-së, pasi mundi Boston 104-92 në fazën e parë të play-off-it, duke fituar serinë me rezultatin 4-2 në Celtics.

Hawks arriti kualifikimin më një sulm shumë të kompletuar: 17 pikë për Paul Millsap, 15 pikë për Al Horford dhe Kent Bazemore, 14 për Kyle Korver dhe 11 për Jeff Teague.

Për të arritur në finalen e konferencës, Atlanta duhet të përballet më një kundërshtar shumë të fortë: Cleveland Cavaliers te LeBron James dhe te Kyrie Irving, finaliste në 2015, që synojnë titullin e parë të NBA në historinë e tyre.

Gjysmëfinalja do të luhet të hënën në Quicken Loans Arena, salla e Cavaliers. Gjatë ballafaqimeve të mëparshme të sezonit te rregullt, Hawks kanë humbur tre herë. Atlanta kualifikohet në gjysmëfinale, eliminoi në play off Boston

S'KA KOMENTE

Comments are closed.