Atletico fitore me vuajtje, zhgënjen Jackson Martinez (Video)

0
SHPËRNDAJE

Atletico Madrid i Simeones ka arritur një fitore minimale kundër skuadrës së ngjitur në La Liga në këtë edicion, Las Palmas. Los Colchoneros i janë falur një goli të Antoine Griezzman i cili në minutën e 16’ merr përsipër të ekzekutojë një goditje dënimi dhe topi përfundon në rrjet pas një devijimi të murit mbrojtës. Pavarësisht golit të shënuar shumë shpejt Atletico nuk arrin të mbyllë ndeshjen, madje rrezikon barazimin. Fakti që portjeri Jan Oblak ishte lojtari më i mirë në fushë për Atleticon tregon se sa vështirësi ka pasur skuadra e Simeones për të arritur fitoren. Ka zhgënjyer në këtë debutim kolumbiani Jackson Martinez i cili u ble për plot 35 milionë euro nga Porto. Sulmuesi ishte shumë pranë kalimit te Milani gjatë kësaj vere por më pas zgjodhi Atleticon. Ndeshja e tij e parë ishte shumë larg pritshmërive duke konfirmuar formën e dobët që ka kaluar edhe në ndeshjet miqësore.

griezzman

Në dy ndeshjet e tjera të La Ligas, Espanyol fitoi minimalisht 1-0 me Getafen ndërsa takimi midis Deportivo La Coruna dhe Real Sociedad u mbyll në barazim 0-0, në dy ndeshje pa shumë emocione.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golin e shënuar nga franezi Griezzman:

https://www.youtube.com/watch?v=6bPUNrE3vFA

S'KA KOMENTE

Comments are closed.