Atletico Madrid bën dy goditje të tjera në merkato

0
SHPËRNDAJE
Loading...

savic

Atletico Madrid konfirmohet si një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës. Los Colchoneros pas blerjeve të Ferreira-Carrasco, Viettos dhe Jackson Martinez, tani janë shumë pranë mbylljes së dy goditjeve të tjera, këtë radhë duke përforcuar mbrojtjen dhe mesfushën. Mbrojtësi serb Savic ka mbërritur në Madrid për të kryer vizitat mjekësore dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet si lojtari më i ri nën drejtimin e Diego Simeones. Savic do të jetë zëvëndësuesi i Mirandas i cili u transferua tek Interi. Në këtë operacion është i përfshirë edhe kalimi i mesfushorit Mario Suarez te Fiorentina.

Thiago Motta (psg)

Në të njëjtën kohë, Atletico Madrid po punon për të zënë vendin e lënë bosh nga Mario Suarez dhe është në bisedime me italo-brazilianin e PSG Thiago Motta. Vetëm pak ditë më parë Laurent Blanc u shpreh se lojtari kishte ide të ndryshme me ato të klubit dhe se nuk do të luante në ndeshjet e ardhshme. Menjëherë pas këtyre deklaratave Atletico është hedhur në sulm dhe në ditët e ardhshme pritet të mbyllë marrëveshjen për 32 vjeçarin duke u kandiduar si një ekip pretendent për titullin e La Ligas vitin e ardhshëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.