Atletico Madrid fitore me shije kreu, zhgënjen Valencia (Video)

0
SHPËRNDAJE

imageLa Liga/ Atletico Madrid ka bërë thjesht detyrën teksa ka mposhtur ekipin e Getafes në shtëpi me rezultatin 2-0. Të besuarit e Diego Simeone nuk kane zhgënjyer dhe kanë arritur të marrin një fitore që u jep momentalisht kreun e renditjes në pritje të ndeshjeve të Barcelonës dhe Real Madrid. Një dopietë Griezman në minutat 4′ dhe 90′ u ka mjaftuar “Los Colchoneros” për të triumfuar në këtë sfidë, e cila rezultoi e lehtë për ta.

Ndërkohë që ekipi i Valencias vazhdon të zhgënjejë në kampionat, ashtu siç bëri edhe në Champions League. Ata janë mposhtur në fushën e Espanyol me rezultatin 1-0, duke marrë kështu një tjetër rezultat negativ. Një gol i Alvarez në minutën e 18′ ka qënë ai qe vulosi këtë ndeshje, duke i dhënë tre pikët katalanasve në një ndeshje të luftuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.