Atletico Madrid zyrtarizon Jackson Martinez

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Jackson Martinez
Jackson Martinez
La Liga/ Ashtu siç pritej dhe si kishte lajmëruar vetë lojtari, tashmë Jackson Martinez është zyrtarisht lojtar i Atletico Madrid. Sulmuesi pak ditë më parë kishte deklaruar se do kishte arritur një marrëveshje me Atleticon e Madridit dhe se transferimi tek “los colchoneros” ishte vetëm çështje ditësh. Tani ka ardhur edhe zyrtarizimi i tij në orët e vona të ditës së martë. Martinez do të zëvëndësoje tek madrilenët sulmuesin e larguar tek Juventusi, Mario Mandzukiç. Për shërbimet e lojtarit, Atletico Madrid do të derdhë në arkat e Portos plot 35 milion euro. Jackson Martinez ishte edhe një objektiv i Milanit, por duket se pjesëmarrja në Champions League e Atleticos ka ndikuar shumë në vendimin e lojtarit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.