Atletiko e Madridit prezanton dy blerjet e reja

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Atletico Madridi ka prezantuar dy lojtarë gjatë ditës së sotme.

Diogo Jota dhe Rafael Borré, do ta veshin fanellën e nën kampionit të Evropës sezonin e ardhshëm.

Portugezi, Diogo Jota, u transferua nga Paços Ferreira, derisa kolumbiani, Rafael Borré, ishte transferuar në vitin 2015, por Atletico e huazoi menjëherë – duke u rikthyer këtë verë.

Borre është 20 vjeçar dhe luan si sulmues, derisa Jota është 19 vjeçar dhe njihet si një mesfushorë i talentuar.

“Tashmë është zyrtare. Është një nder i madh për mua që ta vesh këtë fanellë”, ka shkruar Borre në rrjetet sociale.

at2
at3

S'KA KOMENTE

Comments are closed.