Atletja Luiza Gega e lumtur për rekordin

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Atletikë / Atletja shqiptare Luiza Gega, ka folur sot pas rekordit të ri kombëtar të vendosur djë në mbrëmje në garën e 3000 metrave me pengesa, në etapën e pestë të Ligës së Diamantit, të zhvilluar në Oslo të Norvegjisë. Gega dha kohën 9’26”05, duke u renditur e pesta në këtë garë, por kjo kohë i ka dhënë mundësi që të sigurojë kualifikimin direkt për në Botërorin e “mbretëreshës”, që zhvillohet në gusht, në Londër. “Jam e lumtur për këtë rezultat dhe rekord, pasi arrita të thyej një barrierë psikologjike që pata pas garës së parë të sezonit në Ligën e Diamantit, në Kinë. Aty u dëmtova, por fatmirësisht lehtë dhe jam stërvitur fort për këtë rezultat”, u shpreh Luiza Gega për fansat e saj në “Facebook”.

Gega rrëfen se nuk kishte shumë besim te vetja para garës: “Të them të drejtën, u futa jo me besim të madh në këtë garë edhe pse trajneri im (Taulant Stërmasi) se edhe në garën më të keqe do të jap një rekord. Ai ka besim tek unë, pasi më sheh çdo ditë në stërvitje, ndaj e falënderoj shumë për gjithçka që bën. Tani jam më e qetë, kam më shumë besim tek vetja dhe mendoj se mund të arrij edhe më mirë në të ardhmen në këtë disiplinë (3000m/p)”, u shpreh Luiza Gega. Ndërsa trajneri i saj, Taulant Stërmasi, shprehet se atletja mund të realizojë një kohë nën 9’20” në këtë garë dhe premton se këtë gjë mund ta arrijë në Botërorin britanik.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.