Atmosferë dhe dhurata speciale për Dukën dhe De Biasin nga dibranët

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ndeshja mes Korabit dhe Erzenit ka qenë një ndër përballjet më emocionuese dhe më fantastiket pasi prania e presidentit të federatës shqiptare, Armand Duka dhe trajnerit të kombëtares Gianni De Biasi ka ngrohur zemrat e tifozerisë dhe ekipeve. Ndeshja përfundoi me fitoren e ekipit dibran dhe tifo-grupi  Arbërit kanë dhënë një super shfaqje e kanë sjellë një atmosferë mjaft të ngrohtë.

Pas përfundimit të lojës, Armand Duka, ka folur para ekipeve, tifozerive dhe shumë pjesmarrësve. Ai është shprehur mjaft entuziast:

“Falemnderit për të gjitha, jam shm I kënaqur që jam sot në këtë ambient fantastik, mes dibranëve , mes tifozëve, që kanë ditur gjithmonë të mbështesin skuadrën e tyre e ta cojnë drejt fitores.  Ju uroj shumë suksese , madje në radhë të parë I falenderoj për atë që kanë bërë për ekipin e Korabit deri tani në ringjitjen në kategorinë e parë, e pretendimet për të vazhduar më tej në të ardhmen. I uroj rrugë të mbarë në të ardhmen, tifozët I falenderoj dhe njëherë që e kanë mbështetur Korabin, skuadrën e zemrës në cdo fushë.

Në bashkpunim me qeverinë shqiptare kemi plane konkrete për të rinovuar këtë impiant të qytetit të Peshkopisë, e për ta bërë atë me kushte sa më bashkohore, e që ti përshtatet dibranëve”

Gianni De Biasi nuk ka shpëtuar dhe ai pa folur para të gjithë të pranishmëve madje në gjuhën shqipe:

“Falemnderit cuna, forca Shqipëria , Shqipëria Etnike, Shqipëria e Madhe” !

Më pas janë bërë dy dhurata simbolike mjaft të vecanta për miqtë special Dukën dhe De Biasin duke I shoqëruar këta të fundit me duartrokitje dhe brohoritje të shumta.

I pranishëm ishte dhe presidenti I Dibrës së Madhe, Urim Lleshi me mesazhin e qartë që Dibra e Madhe dhe Dibra e Vogël janë një.

Një surprizë interesante u shtua në mozaikun e kësaj dite ku një tifoz arbër I bie ciftelisë dhe ia dhuron trajnerit tonë të kombëtares, një ghest simbolik ky, pasi ciftelia është shenjë e lashtësisë dhe shpirtit të veriut.

Golashënuesi më i mirë i Korabit, Sindrit Guri, u shpreh se ishte I kënaqur për fitoren dhe objektivat e tyre nuk mbarojnë këtu.

Më poshtë keni dhe një album me fotot më të bukura të atmosferës së ndezur që përshkroi stadiumin e Korabit:

de biasi 1

grupi

duka

surpriza

De Biasi

sindrit guri

falenderimet

S'KA KOMENTE

Comments are closed.