Audi Cup, Milani zhgënjen sërish (Video)

0
SHPËRNDAJE

epa04873133 Tottenham's  players celebrate after their team scored the 1-0 goal during the Audi Cup  soccer test match against AC Milan in Munich, Germany, 5 August 2015.  EPA/MARC MUELLER

Sot në 18:15 është luajtur Milan – Tottenham e vlefshme për vendin e 3-t dhe të 4-t të Audi Cup. Milani ka aktivizuar në ndeshjen e sotme linjat e dyta duke lënë jashtë një pjesë të mirë të titullarëve që luajtën dje kundër Bayernit. Tottenham ka kaluar menjëherë në avantazh me anë të Chadli në minutën e 8-të të lojës. Kuqezinjtë e nisin keq ndeshjen por më pas e rimarrin veten dhe krijojnë disa raste të rrezikshe me anë të Alessandro Matrit por pa mundur të gjejnë rrugën e golit. Në pjesën e dytë Tottenham rimerr kontrollin e lojës dhe hidhet në kërkim të golit të dytë i cili vjen në minutën e 71 nga Carrol. Milani ka ende punë për të bërë dhe këto dy ndeshje mund ti kenë shërbyer Gallianit si një sinjal për të ndërhyrë në merkato.

Në vijim ju sjellim golat e ndeshjes:

S'KA KOMENTE

Comments are closed.