Audi Cup, Real Madrid mposht Tottenhamin

0
SHPËRNDAJE

real madrid

 

Ndeshja e parë e Audi Cup e luajtur në 18:15 midis Real Madrid dhe Tottenham ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favour të madrilenëve. Ka qenë një ndeshje e dominuar plotësisht nga “Los Blancos” të cilët e kanë sulmuar pa pushim portën e londinezëve. Pas disa rasteve të pastra për gold he një traverse të goditur, ka qenë James Rodriguez ai që i ka dhënë avantazhin madrilenëve me një goditje me kokë pas një krosimi të Iscos. Në pjesën e dytë Benitez zëvëndëson një pjesë të mirë të lojtarëve dhe Real Madrid arrin të gjejë golin e dytë vetëm në minutën e 79-të me anë të Gareth Bale i cili shënon me një goditje nga 25 metra largësi.

Në vijim ju sjellim videon e golave të shënuar :

https://www.youtube.com/watch?v=8wt5RxzxtnA

S'KA KOMENTE

Comments are closed.