Australi/ Histori heroizmi e inspirimi e futbollistit shqiptar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

shane-rexhepi_1gllqi7b0hx6u1eqofx5lei5c3
Rexhepi me kupën rajonale VPL Grand Final në vitin 2012

Nuk bëhet fjalë as për Besart Berishën e as për Labinot Halitin, por për Shane Rexhepin, emri i të cilit po bëhet i njohur vetëm këto ditë në futbollin australian. Futbollisti shqiptar nga Kosova luan për Hume City, një ekip i vogël amator në rrethinat e Melburnit që ka arritur të befasojë duke arritur deri në raundin e tretë të kupës së Australisë, duke eliminuar ekipe me emër shumë herë më të madh se vetja.

Por ajo që e ka bërë shqiptarin e Hume City temë të gazetave vendase e më gjerë është historia e futbollistit që ka ngritur një fond për mbledhje të hollash për tu përdorur posaçërisht për luftën kundër sëmundjes së kancerit.

Shane Rexhepi punon në ndërtim si dhe ka krijuar familje mirëpo gjen kohën të stervitet tre herë në jave dhe të garojë në futboll. Para një viti, babai i tij Zeneli humbi luftën e tij me kancerin dhe që atëherë Shane ka bërë çmos të nderojë kujtimin e të atit duke bërë veprime bamirësie.

“Dita nis në ora 6 të mëngjesit kur iki në punë dhe mbaron në 10 të darkës kur kthehem nga stërvitja”, thotë Shane. “Sigurisht që është e vështirë. Të punosh gjithë ditën duhet shumë energji, por është mirë se rrethohem nga njerëz të mirë. Vetëm se nuk shoh gruan dhe vajzën time të vogël thuajse fare. Nuk po e shijoj dot rritjen e saj”.

Hume City është pranë kalimit në çerekfinale të kupës së Australisë dhe akoma ka atje njerëz që as nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë emrin e këtij ekipi, e aq më pak të Shane Rexhepit, mirëpo të tillë janë heronjtë e vërtetë: punëtorë por të heshtur e modestë.

“Të mbledhurit e të ardhurave për luftën kundër kancerit është gjë e rëndësishme për mua. E di që babai më sheh nga lart,” përfundon i emocionuar futbollisti shqiptar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.