Australi/ Labinot Haliti firmos për Newcastle Jets

0
SHPËRNDAJE
Loading...

labinot_93m7ce1pjpue1nk05uclwlajb
Labinot Haliti përsëri me Newcastle Jets

Dashuria e parë nuk vdes kollaj. Kështu ndodh edhe me Labinot Halitin i cili rikthehet në strofullën e vjetër te Newcastle Jets pas tre vitesh të luajtura te Western Sydney Wanderers (WSW). Me WSW Haliti arriti suksesin më të madh në rang klubesh për një futbollist me shtetësi shqiptare, të shpallej kampion i Ligës së Kampionëve të Azisë në vitin 2014. U bë edhe shqiptari i parë që mori pjesë në Botërorin e klubeve ku dihet që luajnë kampionët e secilit kontinent.

Labinot Haliti cilësohet si një ndër sulmuesit më të mirë në Australi, jo edhe aq për nga numri i golave por për nga rendimenti që jep në fushë, për ndihmën që i jep skuadrës dhe shpirtin e tij të sakrificës. Haliti numëron pesë sezone me Newcastle Jets (2005-12) dhe tre me WSW (2012-15) duke arkivuar 156 ndeshje dhe 24 gola gjithsej në A-League. “Labi”, siç njihet ndryshe, ka luajtur edhe në Shqipëri te Teuta e Durrësit por edhe ne Kroaci e Poloni.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.