Austria e Vjenës-Kukësi, deklaratat e trajnerëve

0
SHPËRNDAJE
Loading...

finkDeklaratat e trajnerëve pas ndeshjes Austria e Vjenës – Kukësi e vlefshme për turin e dytë të Europa League:

Torsten Fink: “Bëmë një pjesë të parë të mirë, krijuam raste, pasi po ushtronim presing në zonën e kundërshtarit. Duhet të shënonim më shumë. Gjithashtu edhe në të dytën patëm raste, por skuadra pati rënie, sikurse edhe Kukësi e rriti ritmin. Na mungoi edhe freskia e të menduarit, pasi e kemi humbur shpesh topin kur e kishim në zotërim. Jam i kënaqur nga rezultati. E rëndësishme që nuk pësuam gol, dhe fati na ndihmoi në fund, pasi mund të ndëshkoheshim”.

Hasan Lika: “Fati nuk ishte me ne këtë ndeshje. Nuk e meritonim humbjen. Duhet ta shfrytëzonim atë rast në fund me Eminin. Me lojën dhe rastin e fundit, barazimi do ishte rezultati më i drejtë. Luajtëm mirë, sidomos në pjesën e dytë. Dvornekovvic i dha tjetër frymë skuadrës dhe bëri mirë. Kualifikimi? Kemi shanse të barabarta, 50 me 50”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.