Austria në “alarm” për ndeshjen, 7000 bileta për kuqezinjtë

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Sulmet terroriste në aeroportin e Brukselit, pak ditë më parë, 32 të vdekurit dhe qindra të plagosurit nga sulmi kamikaz, e ka vënë Europën në alarm. Policitë dhe shërbimet inteligjente të vendeve të ndryshme të kontinentit tonë kanë marrë masa të larta sigurie, sidomos në rastet me grumbullime njerëzish. Të tilla janë edhe ndeshjet miqësore, të planifikuara për këto ditë të mbetura të muajit mars. Austria do të presë kuqezinjtë e De Biazit, nesër në orën 17:30, në “Ernst Happel Stadium”, ndaj paralajmëron masa të rrepta kontrolli për tifozët dhe të gjithë ata që do të duan të jenë pjesë e këtij ballafaqimi futbolli, “live” në stadium.

imageNë ndeshjen Austri-Shqipëri do të ketë kontrolle shumë të rrepta duke futur këtu edhe shumë postobllogjet që do të ngrihen nga policia vendase. Ngjarjet e Brukselit do të bëjë që në këtë ditë qyteti i ndeshjes të jetë në shtetrrethim: “Ne kërkojmë që spektatorët të vijnë sa më shpejt në stadium, sepse do të ketë kontrolle rigoroze”, – thuhet në një njoftim të fundit për shtyp të Federatës Austriake të Futbollit. Mësohet se 25.000 bileta janë shitur për këtë ndeshje. Nga këto, 7000 bileta kanë shkuar vetëm për tifozët shqiptarë. Edhe të shtunën, pika e shitjes së biletave në “Ernst Happel Stadium” të Vjenës do të jetë e hapur nga ora 12:00 deri në 16:00.” /TeleSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.