Avdiaj abonohet me golin (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

Dionis Avdiaj
Dionis Avdiaj

Legjionarët/ Sulmuesi Dionis Avdiaj po kalon një formë vërtetë të mrekullueshme me ekipin e tij Sturm Graz. Talenti shqiptar realizoi një dopietë në ndeshjen e Kupës së Austrisë përballë ekipit të Seekirchen në transfertë. Ndeshja përfundoi me rezultatin e thellë 0-7 dhe ishte pikërisht Avdiaj ai që hapi serinë e golave në minutën e 14′ të ndeshjes. Gjithashtu talenti kuqezi shënoi një tjetër gol po në pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-4. Ishte pikërisht shqiptari që shënoi golin numër katër për Sturm Graz dhe të dytin personal për të. Tashmë Avdiaj është kthyer në një lojtar vendimtar për ekipin austriak.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.