Avdiaj gol dhe karton në barazimin e Sturm Graz (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Legjionarët/ Dionis Avdiaj nuk di të ndalet më në kampionatin austriak. Mesfushori që është pretendent për të veshur fanellën kuqezi ka shënuar sërisht gol për ekipin e tij Sturm Graz, në barazimin 2-2 përballë kryesuesve të Rapidit të Wienës. Avdiaj shënoi golin e dytë për ekipin e tij në fundin e pjesës së parë, më saktë në minutën e 3 shtesë për t’i dhënë avantazhin e dyfishtë ekipit të Sturm Graz në pjesën e parë.
image
Ekipi ku luan mesfushori shqiptar nuk arriti dot t’a mbante avantazhin edhe në pjesën e dytë, teksa ekipi i Rapidit arriti të barazojë rezultatin duke i çuar shifrat në 2-2. Avdiaj ka që i dalluar në këtë takim, por fatkqesisht goli i tij nuk arriti t’i jepte 3 pikët ekipit të Sturmit. Gjithashtu talenti shqiptar u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 83′ teksa luajti gjatë 90′ minutave.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.