Avdijaj: Luaj vetëm për Shqipërinë

0
SHPËRNDAJE

Bz1bpTpIcAAU6ey
Donis Avdijaj

E përditshmja gjermane Bild ka intervistuar futbollistin e Sturm Graz (në huazim nga Schalke 04), Donis Avdijaj i cili ka luajtur në të kaluarën për ekipet kombëtare gjermane të moshave dhe në një rast nuk i është përgjigjur ftesës për të luajtur për Shqipërinë.

I pyetur për shumë gjëra nga Bild, për sa i përket asaj për të cilën janë më të interesuar tifozët shqiptarë, Avdijaj ka thënë se që në vitin 2015 e ka quajtur një nder të thërritet nga Kombëtarja kuqezi.

“Kam qenë i lënduar dhe nuk kisha minutazh loje në klub. Nuk isha i përgatitur dhe kjo është arsyeja që nuk kam ardhur (në Kombëtaren shqiptare). Do të jem në stadium në miqësoren ndaj Austrisë; do të bëj tifo për Shqipërinë,” – u shpreh talenti, klauzola e kontratës së të cilit te Schalke është $49 milion.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.