Azdren Llullaku titullar, e nis me fitore në Rumani

0
SHPËRNDAJE

11915670_10154134929953942_211304052070035023_n
Momente nga ndeshja UTA Arad – Gaz Metan 1-2

Ka rinisur kampionati rumun i futbollit por për Azdren Llullakun, sulmuesin e Gaz Metan Medias dhe të Kombëtares shqiptare, është një rrugë ndryshe nga tre vitet e fundit pasi tashmë gjendet në Ligën e dytë pas rënies dramatike nga kategoria vitin e kaluar.

Rruga për rikthimin në elitë ka nisur mbarë me një fitore në Arad kundër UTA-s vendase me rezultatin 2-1. Ndonëse nuk shënoi, është pozitiv fakti që Llullaku e nisi takimin si titullar. Në Ligën e parë rumune Azdren Llullaku ka shënuar 14 gola në 78 ndeshje që nga viti 2012 deri më 2015.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.