Azerët “nxehin” Laçin: Nuk duam kosovarë në tokën tonë

0
SHPËRNDAJE

Laci
Laci ne Baku

Laçi ndoshta do të ketë një arsye më shumë për të siguruar kualifikimin në ndeshjen e Europa League ndaj Inter Baku. Përveçse të gëzojnë tifozët e tyre të zjarrtë, do të çonin në delir edhe sportëdashësit e shumtë kosovarë, veçanërisht ata atdhetarët. Po, pasi mësohet se azerët nuk duan të lejojnë kosovarë të shkelin në tokën e tyre, për këtë arsye nuk ia kanë dhënë vizën mesfushorit të skuadrës kurbinase, Argjend Mustafa.

aZaAzerbaixhani ëshë një nga shtetet që nuk e ka njohur Kosovën si të pavarur, prandaj si rrjedhojë nuk mund të pranojë t’i japë vizë lojtarëve që vijnë nga andej. Pikërisht në këtë mënyrë është justifikuar moslejimi i Mustafës për të udhëtuar drejt Bakut, aty ku laçianët do të ndeshen kundër Interit vendës. Kujtojmë që ndeshja e parë në Laç u mbyll me barazimin 1-1, kështu që skuadrës së Cungut i duhet patjetër të fitojë, ose të barazojë me më shumë se 1 gol të shënuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.