Azis Salihu në gjendje të rëndë

0
SHPËRNDAJE

aziz-salihu
Boksieri i njohur shqiptar, Aziz Salihu, është shtruar në spital dhe, sipas familjarëve, ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Salihu, që akuzonte vazhdimisht politikën për mospërkrahje si ish-olimpist, sipas familjes në këtë gjendje është për shkak të Qeverisë dhe Federatës së Boksit e Komitetit Olimpik.

“Më në fund, Qeveria me Federatën e Boksit dhe Komitetin Olimpik ia arriti qëllimin, babain tim Zizin, boksierin e shekullit t’ia ndali hovin sportiv dhe ta dërgojë në gjendje të rëndë në spital dhe në këtë rast nuk treguan as interesimin dhe përgjegjësinë më të vogël ndaj shërimit të tij”, ka shkruar në Facebook, vajza e Aziz Salihut, Monika.

Në postim ajo ka falënderuar “gjithë stafin mjekësor që po bën të pamundurën që ta shërojnë Azizin në kushte mizore”.

“Falënderojmë të gjithë njerëzit që vinë nga populli i thjeshtë i mjerë i cili e duron këtë pushtetbërje…Sëmundja është për çdo derë. Aferim ju qoftë e dini ju kush jeni. Zizi s’ka përjetuar asnjë nokaut mirëpo me ndihmën e Allahut do të ngritet prapë në këmbë. Ju do dhe ju përshëndet Zizi-Muhaed Alia i shqiptarisë”, ka shkruar më tej ajo.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.