Babai i Hysajt flet për të ardhmen e të birit

0
SHPËRNDAJE

Elseid Hysaj
Elseid Hysaj

Për Elseid Hysajn ka shumë interes, madje edhe nga ekipet me shumë famë botërore. Nuk janë spekullime që ndodhin rëndom pasi vetë klube si Bayern e Barcelona kanë shprehur vëmendjen e tyre ndaj mbrojtësit të Napolit.

Por Supersport pasqyron disa media gjermane që kanë kontaktuar me babain e lojtarit shkodran i cili mësohet se u kanë thënë që për momentin Elsi po përqëndrohet vetëm te Napoli dhe nuk e ka mendjen fare në merkato.

Sigurisht, një përgjigje diplomatike kjo. Edhe pse Napoli është një ekip me emër, cdo tifoz shqiptar do kishte qejf të shikonte për herë të parë një lojtar me shtetësi shqiptare të ve-shë për herë të parë fanellën e Bayern Munchen apo Barcelona, ekipe që dikur gëzoheshim kur na i vinte shorti përballë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.