Bacca te Milani do mbajë numrin 70, ja nga vjen kjo zgjedhje

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tashmë mund të quhet plotësisht lojtar i Milanit, pasi Carlos Bacca kaloi me sukses edhe vizitat mjekësore të kryera nga një grup mjekësor i dërguar enkas nga klubi kuqezi në Kolumbi. Ndërkohë që administratori Adriano Galiani ka zbuluar edhe se çfarë numri do të mbajë sulmuesi mbi shpatulla: pikërisht 70-n. Po pse ky numër?
milBaccaNë Kolumbi, ai njihet si “70-a i përhershëm”. Po, madje në të 70-n minutë, tifozët e Atletico Junior (skuadra e tij e parë) thërrasin ende korre për të. Prandaj, Carlos Bacca te Milani nuk mund të kishte zgjedhur tjetër numër. Ai kishte nisur me numrin 7 te Atletiko Junior, pastaj u kthye Victor Pacheco, lojtar historik i klubit të cilit Bacca i ktheu 7-n, duke zgjedhur 70-n. Nga atëherë nuk e ndryshoi më duke e mbajtur edhe gjatë periudhës së zbarkimit në Europë te Bryzhi. E tashmë nuk dëshiron ta ndërrojë më as me uniformën kuqezi mbi trup.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.